Shkak një kineze, Trump pushon nga puna shefin e shërbimit sekret
Presidenti i SHBA’së, Donald Trump, ka përjashtuar nga puna kryetarin e Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara, Randolph Alles, raporton CNN.

Trump i ka thënë stafit të tij që ta pushojnë nga puna kryetarin e Shërbimit Sekret të SHBA-së, Alles, dhe ata u detyruan ta zbatojnë urdhrin. Sipas burimeve të CNN’it brenda Shtëpisë së Bardhë, ka filluar një gjueti shtrigash për personat që punojnë për shërbimin e dytë më të madh sekret të Amerikës.

Ky vendim vjen një ditë pasi sekretarja e Departamentit për Siguri të Atdheut, Kirstjen Nielsen, u pushua nga puna.

Këto dy vendime vinë pasi javën e kaluar një grua kineze tentoi të hynte në vilën private të Donald Trump, e më pas u zbulua se në dhomën e saj të hotelit, i mbante disa pajisje përgjimi.

Trump ka fajësuar shërbimet sekrete amerikane që nuk arritën ta zbulojnë spiunen me kohë.
Shtuar më 08/04/2019, ora 22:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori