Shqiptari kapet “mat” duke shitur kokainë në Itali

Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi është kapur duke shpëndarë lëndë narkotike në zonën e Arezzos.

Mediet italiane raportojnë se shqiptari qendronte në mënyrë ilegale në vendin fqinj, pasi nuk kishte leje qendrimi për në Itali.

I riu u arrestua teksa kryente dërgesat e përditshme të dozave të kokainës.

Gjatë arrestimit policia i gjeti shqiptarit shumë prej 690 euro, të ardhura të mundshme nga aktiviteti më i fundit i trafikut të drogës.

Gjithashtu mësohet se në banesën e të riut polici gjeti rreth 7 mijë euro të përfituara nga aktiviteti kriminal./albeu.com/