Shirak kërkon falje nga Erdogan; Projektligji do të rishikohet
Albeu.com
Presidenti francez Zhak Shirak i ka kërkuar falje kryeministrit turk Rexhep tajip Erdpgan në lidhje me ngjarjet e fundit ku Franca po përpiqet që të miratojë ligjin që njeh genocidin turk ndaj armenëve.Agjensia e lajmeve Cihan, bën të ditur se Kryeministri Erdogan ka zhvilluar një bisedë të gjatë telefonike me Shirak, ku ky I fundit I ka kërkuar ndjesë për ngjarjet e fundit. Sipas Erdogan, Shirak shprehu keqardhjen dhe shtoi se e quante sit ë drejtë reagimin e Turqisë ndaj projektligjit të miratuar në parim të enjten nga Asambleja Kombëtare franceze, dhe që parashikon ndëshkim për ata që mohojnë gjenocidin armen. Erdogan ka marrë premtimin e presidentit francez se ky I fundit do të bëjë të pamundurën që tu jepet fund trazirave dhe mosmarrëveshjeve të shkaktuara. Erdogan teksa citonte fjalët e Shirak’ut, tha se edhe vetë presidenti francez e quajti si një vendim të gabuar të parlamnetarëve Parisian që kanë votuar pro miratimit të ligji primitive. Ndërkohë Erdogan, ka theksuar sërish qëndrimin e Ankarasë zyrtare se nuk do të pranojë në asnjë mënyrë një genocide të tillë, pasi një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë. “Nuk mund të pranojmë diçka që nuk është e vërtetë dhe që hedh baltë mbi historinë e një kombi fisnik.”, tha Erdogan. Ndërsa në lidhje me çështjen e projektligjit francez, kryeministri turk theksoi se në një miratim të tillë, do të jetë Franca ajo që do të dalë e humbur.
Shtuar më 15/10/2006, ora 20:28
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori