Shirak kërkoi të merren masa ndaj diskriminimit kundër pakicave
Albeu.com
Presidenti francez Zhak Shirak, ka thënë se javët me trazira në vend, kanë nxjerrë në pah një krizë identiteti, e cila duhet trajtuar me vëndosmëri dhe drejtësi. "Këto zhvillime bëhen dëshmi e një të keqeje të madhe", tha Shirak."Kjo është një krizë ku njerëzit kanë humbur rrugën, është krizë identiteti. Ne do t`i përgjigjemi asaj duke qenë të vendosur, me drejtësi dhe duke i qëndruar besnik vlerave të Francës, shtoi presidenti francez". Ai spikati se duhet të merren masa për të luftuar helmin e diskriminimit kundër pakicave etnike. Ky ishte fjalimi i parë në televizion i presidentit drejtuar kombit që nga koha kur filluan trazirat në Francë.
Shtuar më 15/11/2005, ora 19:01
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori