Gjesti emocionues i vogëlushes në Aleppo që përloti botën (VIDEO)

Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Një vajzë e vogël siriane, me kokën e saj të fashuar pas një sulmi me bombë që hodhi në erë një autobus në qytetin e shkatërruar nga lufta Alepo, pavarësisht të gjithave kthen kokën nga kamera dhe buzëqesh.

Militantë të ISIS, vendosën të dielën një bombë në një grup autobusësh i cili po priste të transportonte refugjatët nga lufta.

Rreth 120 persona mbetën të vrarë, gjysma e të cilëve ishin fëmijë, dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur, mes të cilëve dhe kjo vajzë e vogël.

Pavarësisht plagëve në kokë dhe sy, ku i shpëtoi vdekjes, ajo gjen forcën të qeshë në videon e transmetuar nga agjencia e lajmeve siriane.

Ajo ndodhet brenda një ambulance në pritje të mjekimit të mëtejshëm nga infermierët. /Albeu.com/
Shikoni gjestin emocionues të vogëlushes në Alepo që përloti botën

Shtuar më 20/04/2017, ora 16:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori