Shihni shmangien e aksidentit më të madh në historinë e aviacionit (VIDEO)
E premtja ka mundur të jetë e zymtë për SHBA-në. Një incident ishte afër të shkaktoi një tmerr të vërtetë në fluturimin nga Toronto për në San Francisco.

Piloti i aeroplanit të "Air Kanada" mori informacion të gabueshëm për aterim në një pistë të San Franciscos.

Por në fakt pista ishte e zënë me katër aeroplanë të mbushur me pasagjerë.

Aksidenti u shmang në momentin e fundit kur piloti u tregua shumë i shkathtë duke arritur ta ngrisë përsëri lart aeroplanin në kohën kur ai po aterronte, shkruan Indeksonline.

Drejtori i kompanisë, Ros Amer ka thënë se nëse kjo do të ndodhtë atëherë ky do të ishte aksidenti më i madh në histori të aviacionit.
Shtuar më 12/07/2017, ora 12:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori