"Shih napoletanët dhe vdis", njihuni me njerëzit që mendojnë se janë ndryshe (FOTO LAJM)

Napoletanët, sidomos ata që jetojnë në Lagjet Spanjolle, në Sanita dhe Forçela, besojnë se janë ndryshe nga pjesa tjetër e Italisë, e madje e gjithë botës.

Mënyra se si vishen, se si flasin, se si ecin e madje edhe tiparet e fizionomisë, duket se u japin të drejtë.

Janë njerëz plot pasion, të zellshëm, shumë mikpritës, të zgjuar, krenarë, melodramatikë por që nuk kuptohen siç duhet.

Pikërisht këtë do të tregojë fotografi britanik, Sem Greg, në faqen e tij, me projektin e quajtur “Shih Napolin dhe Vdis”.
Shtuar më 07/06/2019, ora 19:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori