Shifrat e fundit: Sa ka shkuar numri i të infektuarve me koronavirus në Serbi
Ministria e Shëndetësisë në Serbi ka deklaruar së fundmi se numri i personave të infektuar nga koronavirusi, ka shkuar në 55.

Raportohet se ditën e sotme janë konfirmuar 7 raste të reja me COVID-19.

Ministri serb i Shëndetësisë Zlatibor Lončar ka deklaruar se sot janë testuar 18 persona ku 7 prej tyre kanë rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.

Thuhet se tre nga të infektuarit gjenden në shtëpi, ndërsa katër të tjerët janë dërguar në spital.
Shtuar më 16/03/2020, ora 16:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori