Shifra më e lartë në tre muajt e fundit, Suedia shënon rekord vdekjesh nga koronavirusi
Suedia ka raportuar 96 vdekje të reja si pasojë e koronavirusit, më e shumta në një ditë në të paktën tre muajt e fundit.

Në 24 orët e fundit, janë infektuar 4,007 persona të tjerë, që është pothuajse 2,000 më pak se bilanci më i lartë ditor i konfirmuar më parë këtë muaj.

Në Suedi, 6,321 pacientë kanë vdekur si rezultat i infeksionit me COVID-19, raporton reuters.

Shkalla e vdekshmërisë nga në këtë vend është disa herë më e lartë se në vendet fqinje skandinave, por është akoma më e ulët se në disa vende më të mëdha evropiane si Spanja.
Shtuar më 18/11/2020, ora 18:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori