Shfaqet për herë të parë në publik shefi i shërbimit sekret të Kim Jong-ut
Shefi i ri i Shërbimit Sekret të Koresë së Veriut shfaqet për të parën herë në publik.

Jang Kum-chol ka shoqëruar liderin e këtij vendi Kim Jong-Un, gjatë takimit me presidentin amerikan Donald Trump në zonën e demilitarizuar që ndanë dy Koretë.

Personi në fotografinë e publikuar nga një agjenci jugkoreane shihet duke qëndruar pranë zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, Choe Son-hui.

Kjo është hera e parë që Jang është parë në publik që kur mori postin e kryespiunit të UFD-së, të cilin deri në prill të këtij viti e mbante Kim Yong-chol.

Kujtojmë se Kim Yong-chol ishte kryenegociatori i Koresë së Veriut në bisedimet me SHBA-të sa i përket programit të denuklearizimit, ku u takua me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Zëvendësimi i tij kishte nxitur spekulime, se ai ishte konsideruar si personi i vetëm përgjegjës për dështimin e bisedimeve të shkurtit mes Kimit dhe Trumpit.
Shtuar më 03/07/2019, ora 10:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori