Shesheli refuzon t’i dorëzohet Hagës
I akuzuari për krime lufte Vojislav Sheshel, ka thënë se nuk do t’i dorëzohet Tribunalit të Hagës. Lideri i radikalëve serbë ka thënë gjithashtu se s’do t’i dorëzojë asnjë lloj raporti mjekësor, qoftë Hagës apo autoriteteve serbe.

Shesheli për gazetën “Politika” të Beogradit ka thënë se ia ka ndaluar konsiliumit të mjekëve që t’u dorëzojë çfarëdo dokumenti lidhur me shëndetin e tij zyrtarëve të Hagës dhe pushtetarëve serbë.

Ai ka thënë se prej se është kthyer në Serbi është duke punuar në drejtim të rrënimit të regjimit të kryeministrit Aleksandar Vuçiç dhe se konsideron se nëse bie qeveria kjo nuk do ta destabilizojë vendin. /albeu.com/
Shtuar më 01/04/2015, ora 09:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori