Sheshel akuzohet per mosrespektim te Tribunalit
Albeu.com
Tribunali i Hagës ka ngritur sot aktakuzë të re kundër Vojisllav Sheshelit për shkak të mosrespektimit të gjykatës, pasi që ka zbuluar identitetin e dëshmitarëve të mbrojtur në procesin i cili po zhvillohet kundër tij në Hagë.
Sipas aktakuzës, Sheshel në një libër ka shpalosur të dhëna për dëshmitarët, përfshirë emrat dhe vendqëndrimet, të cilat mundësojnë identifikimin e tyre.

Vjet, Tribunali i Hagës e pat dënuar Sheshelin me 15 muaj burgim për mosrespektim të gjykatës.

Ish-lideri i Partisë Radikale Serbe, Sheshel, akuzohet për krime ndaj joserbëve në Kroaci, Vojvodinë dhe Bosnjë, gjatë viteve 1991-1993. Procesi i ofrimit të dëshmive është në përfundim e sipër.
Shtuar më 05/02/2010, ora 21:00
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori