Sherr për trashëgiminë: Djali i çjerr sytë me gishta të atit
Një djalë e ka bërë të atin për spital pas një sherri në familje lidhur me trashëgiminë.

Parameshwar Chetan, 65 vjeç nga India u sulmua nga djali i tij Abhishek, 41 vjeç i cili fillimisht e shtyu në dysheme dhe më pas tentoi t'i nxirrte sytë duke i futur gishtat.

I moshuari u gjet nga fqinjët i mbuluar nga gjaku. Abhishek u largua nga vendngjarja dhe telefonoi të motrën të cilës i tha se babai u përpoq t'i nxirrte sytë vetes që t'ja hidhte fajin atij.

Policia nuk e besoi këtë version dhe arrestoi 41-vjeçarin.

Fqinjët kanë treguar se në familjen e Chetan sherret për pronën ishin të vazhdueshme, shkruan Xing.al.

Abhishek kërkonte që i ati t'i trashëgonte shtëpinë para se të vdiste dhe gjithashtu kërkonte që e motra të mos përfshihej në trashëgimi. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2018, ora 09:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori