Shërohet nga koronavirusi gruaja e kryeministrit kanadez, ky është mesazhi
Sophie Gregorire, gruaja e kryeministrit kanadez, Justin Trudeau është shëruar nga Koronavirusi. Lajmin e ka bërë të ditur ajo vetë në rrjete sociale, ku ka ndarë dhe një mesazh me ndjekësit e saj në Instastory.

"Ndihem shumë më mirë. Nga thellësia e gjithëve iu falenderoj të gjithëve për dëshirat e mira. Dërgoj lutjet e mia për këdo që po vuan tani", është shprehur Sophie.

Bashkëshortja e Kryeministrit kanadez, shfaqi simptoma të lehta të sëmundjes me 12 Mars, pasi kishte marrë pjesë në një ceremoni në Londër.

Kryeministri dhe fëmijët nuk shfaqën simptoma dhe u vetëizoluan, por deri tani testet e tyre kanë rezultuar negativë.
Shtuar më 29/03/2020, ora 14:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori