Makina merr përpara këmbësorin në Lezhë, dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte te kryqëzimi i Blinishtit, përgjatë superstradës Lezhë-Shkodër.

Një automjet ka përplasur një këmbësor, i cili është dërguar në spitalin Rajonal të Lezhës për të marrë ndihmën e parë.

Policia rrugore ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për shkaqet e këtij aksidenti./albeu.com


Shtuar 27.12.2022 10:37