Shenjtërimi i Nënë Terezës/ 13 krerë shtetesh konfirmojnë pjesëmarrjen
Zyra e shtypit e Selisë së Shenjtë ka informuar se 13 krerë shtetesh e qeverish kanë konfirmuar deri më tani praninë e tyre në ceremoninë e Shenjtërimit të Nënë Terezës, nesër më ora 10.30 në Sheshin Shën Pjetri në Vatikan.

Edhe Kreu i Shtetit shqiptar, Bujar Nishani, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Odeta Nishani në krye të delegacionit zyrtar, është nisur drejt Vatikanit për të marrë pjesë në ceremonitë që do të organizohen me rastin e Shenjtërimit të Nënë Terezës nga Papa Françesku.

Kremtimi radhitet në kuadrin e Jubileut të veprimtarëve dhe vullnetarëve të Mëshirës.

Gjatë Meshës së shenjtërimit besimtarët do të luten për të varfrit dhe të fundmit e tokës, edhe për të krishterët që, duke ndjekur shembullin e Nënë Terezës, të vihen në lëvizje nga dashuria veprimtare.

gjuhën bengali do të thuhet një lutje për qeveritë e parlamentet, që të mbrojnë jetën dhe dinjitetin e çdo njeriu, duke promovuar paqen e drejtësinë.

gjuhën kineze do t’i lartohet Zotit lutja për të krishterët e persekutuar, që Ai i Lumi t’i ngushëllojë me praninë e Tij, t’u prijë në natën e errët e të bëjë që të lindë për ta dielli i drejtësisë.

Së fundi, në gjuhën e Shën Terezës, në shqip, lutja që Zoti t’i mbushë barinj e besimtarë me Shpirtin e vet, për ta shuar etjen e Jezusit në vëllezërit. /albeu.com/


Shtuar më 03/09/2016, ora 16:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori