Shengeni, BE shqyrton rivendosjen e kufijve
Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Europian arritën marrëveshje për reformimin e Shengenit duke rivendosur kontrolle në kufij. Rregulli i ri parashikon një "mekanizëm emergjence", sipas të cilit vende të veçanta anëtare mund të mbyllin kufijtë e tyre "si rruga e fundit", në rast se një tjetër shtet i BE-së nuk kontrollon si duhet kufijtë e tij të jashtëm dhe në rast se "kërcënohet në mënyrë të rëndë" siguria e brendshme e shteteve të tjera, që do të thotë: në rast se si pasojë hyjnë në BE një numër i madh migrantësh të paligjshëm. Koha maksimale për këtë masë do të jetë jo më shumë se dy vjet.

Për reformën e Shengenit debatohet prej muajsh. Shkak për të u bë pranvera arabe një vit më parë, si pasojë e së cilës mijëra refugjatë nga Afrika veriore vërshuan në ishullin mesdhetar të Lampeduzës. /albeu.com/
Shtuar më 08/06/2012, ora 17:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori