Shembet ura, një i vdekur dhe disa të plagosur
Të paktën një person është vrarë dhe disa të tjerë janë lënduar pasi një urë në ndërtim e sipër është shembur sot në lindje të Indisë, njoftojnë zyrtarët.

Një pjesë e urës u shemb në Bhubaneswar, kryeqytetin e shtetit Odisha ku mbi dhjetëra punëtorë po punonin, raporton Hindutimes, përcjell Express.

“I kemi suspenduar dy inxhinierë, të cilët po i mbikëqyrnin punët”, ka thënë kryeinxhinieri dhe sekretari i Departamentit të Punës të Odisha, Nalini Kanta Pradhan.

Është urdhëruar nisja e një hetimi ndaj shembjes së urës dhe se veprime të duhura do të ndërmerren, ka shtuar Pradhan. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2017, ora 17:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori