Një ndërtesë 17
katëshe është shembur papritur pasi u përfshi nga flakët, në kryeqytetin iranian në Teheran.
Sipas medieve ndërkombëtare,
mësohet se janë të paktën 38 persona të cilët janë
lënduar nga zjarri që përfshiu godinën, ndërsa autoritetet bëjnë me dije se nuk dihet ende nëse ka
viktima dhe të mbetur nën gërmadha.
Mësohet se kati i parë i ndërtesës përdorej si qendër tregtare dhe se dëmi që i është shkaktuar disa biznesmenëve, është ende i pallogaritshëm. /albeu.com/
Shtuar më 19/01/2017,
ora 10:44