Shembet ndertesa në Rusi, regjistrohen 4 viktima
Të paktën 4 persona kanë gjetur vdekjen dhe gjashtë të tjerë rezultojnë të humbur pas shembjes së një ndërtesë 9-katëshe në jug të Rusisë. Ngjarja ka ndodhur Astrakhan ku një ndërtesë është shembur nga shpërthimi i provokuar nga një rrjedhje gazi.

Sipas autoriteteve nga shembja e ndërtesës kanë mbetur të plagosur edhe 12 persona ku disa prej tyre ndodhengjendje të rëndë. Ndërtesa i përkiste një kompleksi banesash. Forcat e kërkim-shpëtimit kanë vazhduar punimet për gjetjen e të mbijetuarve. /albeu.com/
Shtuar më 28/02/2012, ora 11:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori