Në kryeqytetin e Bangaldeshit është shembur një ndërtesë nga e cila kanë mbetur plot 70
viktima. Sipas autoritetve, bëhet fjalë përrreth 200 të plagosur, ndërsa qindra të tjerë janë nën rrënoja.
Ndërtesa ndodhej në periferi të qytetit të Dhakas dhe sipas dëshmitarëve vetëm kati i parë i ndërtesës ka mbetur pa prekur. Forca të shumta të ushtrisë, policisë dhe të ndihmës së shpejtë, ndodhen në vendngjarje.
Ngjarje të tilla janë të
zakonta në
Bangladesh, për shkak të punimeve të dobëta. Në muajin nëntor, një zjarr në një fabrike po në Dhaka shkaktoi të paktën 110
viktima.
Një tjetër incident në vitin 2010, vrau të paktën 25 persona dhe plagosi disa të tjerë. /albeu.com/
Shtuar më 24/04/2013,
ora 11:24