Tre pacientë humbin luftën me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Tre persona kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 24 të shëruar nga Covid-19.

Ndërkohë deri më tani me të dhënat e fundit në Maqedoninë e Veriut numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 95, ndërsa numri i personave që janë infektuar me Covid 19 është 1 694.

Fatmirësisht deri më tani betejën me këtë sëmundje e kanë fituar 1 229 pacientë.


Shtuar 13.05.2020 11:05