Shefi i shërbimeve informative gjermane: Nuk besojmë se Gylen organizoi grushtin e shtetit
Pëlqej
Shefi i Shërbimit Federal Informativ të Gjermanisë (BND), Bruno Kahl-i shprehet mosbesues ndaj akuzave të autoriteteve turke në adresë të mbështetësve të klerikut turk, Fethullah Gylenit, si organizatorë të grushtit të shtetit të vitit të kaluar.

Sipas tij, institucioni i drejtuar prej tij dhe autoritetet gjermane nuk kanë besuar asnjëherë se pas kësaj tentative qëndronte Gylen dhe mbështetësit e tij.

Kryetari i Shërbimit Federal Informativ (BND), Bruno Kahl në intervistën e tij për të përjavshmen gjermane “Der Spiegel”, ka komentuar zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, Rusi dhe në mënyrë të veçantë zhvillimet e fundit mes Turqisë dhe vendeve të Bashkimit Europian.

Kahl-i tha se “pavarësisht raporteve të tensionuara mes dy vendeve, shërbimet e inteligjencës kanë komunikim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm dhe me vendet që nuk ndajnë të njëjtat vlera dhe parime me perëndimin.

“Qoftë dhe për shkak të pozicionit strategjik të Turqisë, nuk mund të mbyllim kanalet e komunikimit”,- u shpreh Kahl.

“Nuk na bindën dot për çështjen Gylen
Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të autoriteteve turke për të bindur homologët gjermanë se pas tentativës së grushtit të shtetit qëndron pikërisht lëvizjaGylen”, Kahl-i thotë “kanë tentuar mënyra të ndryshme për të na bindur, por deri më tani nuk na kanë ofruar asnjë provë konkrete për këtë.”

Sipas tij, pavarësisht faktit që tentativa e grushtit të shtetit nuk është orkestruar nga vetë qeveria, kjo e fundit dhe Presidenti i Turqisë, e kanë përdorur atë si justifikim për planet e tyre.

Pyetjes së “Der Spiegel”-it, nëse lëvizja Gylen është një lëvizje terroriste, siç akuzohet nga autoritetet turke” Kahl–i iu përgjigj se “Lëvizja e Gylenit është një lëvizje e shoqërisë civile që i kushton rëndësi vlerave të fesë dhe arsimit”,- u shpreh ai.

Sipas tij, lëvizja Gylen nuk mund të konsiderohet “sekt” fetar, pavarësisht se ky term përdoret dhe në vendet europiane. Lëvizja Gylen, deklaroi Kahl-i, është një lëvizje civile që duhet vlerësuar dhe që duhet marrë në konsideratë.

Kjo nuk është hera e parë kur drejtues të shërbimeve informative të ndryshme kanë dhënë të njëjtat deklarata, të cilat nga ana e autoriteteve turke shihen me syrin e konspiracionit.

Kanë qenë raportet e burimeve amerikane, të cilat kanë pohuar se është e pamundur që të krijojnë qoftë edhe njëfarë lidhjeje mes tentativës së grushtit të shtetit dhe Gylenit, mandej shërbimet inteligjente britanike, të cilat thoshin se ajo ishte një përpjekje e stisur nga vetë autoritetet turke që fshiheshin pas, publikuar në revistën “Forbes”.

Poashtu, më vonë ishte një nga zyrat e inteligjencës së BE-së, e cila publikoi një raport, sipas të cilit nuk kishte gjithashtu lidhje mes Gylenit dhe tentativës për grusht shteti. /albeu.com/
Shtuar më 19/03/2017, ora 17:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori