Shefi i ri i NATO-s është rritur në Beograd
Ish-kryeministri i Norvegjisë, Jens Stoltenberg sot u emërua sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.

Stoltenberg ishte dy herë kryeministër i Norvegjisë (2000-2001 dhe 2005-2013), dhe gjatë karrierës së tij politike, ka marrë shumë falënderime prej një politikani të matur.

Ai vjen nga një familje e rangut të lartë politik në Norvegji, transmeton Telegrafi.

Shefi i ri i NATO-s e ka kaluar fëmijërinë e tij në Beograd të Serbisë dhe thotë se atje ka kaluar një periudhë të bukur të kohës.

Jens Stoltenber është rritur në Beograd, pasi babai i tij, Thorvald Stoltenberg, për një kohë ishte i dërguari i OKB-së për arritjen e një paqeje në ish-Jugosllavi, ndërsa në vitin 1960 ishte emëruar sekretari i parë i ambasadës së Norvegjisë në Beograd./albeu.com/

Shtuar më 01/10/2014, ora 17:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori