SHBA-ja përkujton 11 shtatorin (FOTO LAJM)

Fotografi nga sulmet e 11 shtatorit 2011
11 shtator 2001, Kullat Binjake
Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkujtojnë sulmet terrorise të 11 shtatorit në Nju Jork dhe Uashington. Në Nju Jork persidenti i SHBA-së Barack Obama do të përkujtojë viktimat e këtyre sulmeve.

Ai vendosi fillimisht një kurorë në përmendoren e avionit 93 në Pensilvani dhe mori pjesë në një ceremoni që u zhvillua në Pentagon, afër Uashingtonit, ku ishte i pranishëm edhe ish presidenti amerikan Xhorxh Bush.

Në “Ground Zero” në Nju Jork në mbrëmje, në perëndim të diellit dy rreze të gjata drite në formë kolonash do të rrezatojnë në qiell, si shenjë kujtimi për dy kullat binjake të shkatërruara të Qendrës Botërore të Tregtisë.

Para dhjetë vjetësh, terroristët shkaktuan vdekjen e rreth 3000 njerëzve kur ata sulmuan me avionët e rrëmbyer kullat e Qendrës Botërore të tregtisë. Një avion tjetër i rrëmbyer u rrëzua në Pensilvani. /albeu.com/


Shikoni fotografitë e tragjedisë së 11 shtatorit:
Shtuar më 11/09/2011, ora 10:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori