SHBA zhvendos ambasadën në Jerusalem, tension në Izrael
Sot është dita kur SHBA-të zhvillojnë cerëmoninë e transferimit të ambasadës së tyre nga Tel AviviJerusalem në kuadër të 70 vjetorit të pavarësisë së Izraelit.

Palestinezët kanë paralajmëruar protesta të fuqishme, ndërsa vendet e BE-së e kanë bojkotuar kryesisht këtë cerëmoni, por edhe nismën për transferimin e ambasadave nga Tel AviviJerusalem, i cili sipas konvetave të OKB-së ka një status të veçantë.

Mbrëmë në një ceremoni të zhvilluar me këtë rast në Ministrinë e Jashtme të Izraelit morën pjesë vajza e Presidentit Trump, Ivanka së bashku me bashkëshortin e saj Jared Kushner dhe shumë personalitete VIP nga SHBA.

Në këtë aktivitet nga vëndet e BE do të marrin pjesë Rumania, Hungaria, Austria dhe Republika Ceke.

Sa i përket Shqipërisë, nuk ka asnjë koment nga qeveria apo Ministria e Jashtme.

Shqipëria u rendit në listën e vendeve që votoi kundër nismës së SHBA-ve për të vendosur ambasadat në Jerusalem. /albeu.com/
Shtuar më 14/05/2018, ora 10:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori