E FUNDIT/ Super super Kumbulla! Shqiptari realizon supergol me Romën (VIDEO)
SHBA, vret gruan dhe e gatuan
Një histori rrënqethëse publikohet nga mediat ndërkombëtare ku një person pasi ka vrarë gruan e tij për të fshehur gjurmët e ka gatuar atë. Ngjarja është regjistruar në Los Angeles në vitin 2009 ndërsa David Viens me profesion kuzhinier ka rrëfyer për krimin pas tre viteve.


‘Më kapi paniku dhe duhet të hiqja qafe trupin. Mënyra më e thjeshtë, për të mos lënë gjurmë, ishte ta gatuaja. Për 4 ditë me radhë trupi zjeu në copa-copa në kuzhinë dhe përmbajtjen e hodha në plehra”, tregon Viens.

Historia zbardhet vetëm pas 3 vitesh. Në hetuesi, kuzhinieri kishte thënë fillimisht se gruaja e tij kishte ikur në shtëpinë e nënës së saj, por atje nuk u gjet kurrë ndonjë gjurmë. Ai tregon se çifti kishte patur një zënkë në shtëpi për cështje parash. Në kulm të debatit Viens i zë gojën me izolant dhe po me shirit izolanti i lidh duart dhe këmbët gruas së tij dhe më pas shtrihet për të fjetur. ‘Kur u zgjova nga gjumi, ajo kishte vdekur”, shpjegoi Viens. /albeu.com/
Shtuar më 20/09/2012, ora 13:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori