SHBA vazhdon bombardimet mbi Irak
Pëlqej
Ushtria amerikane ka bërë me dije se ka ndërmarrë edhe katër sulme të tjera kundër grupit militant terrorist ISIS.

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se aeroplanët e saj ushtarakë kanë shkatërruar vetëm dje nëntë makina të blinduara dhe një kamion, mjete lufte të militantëve ekstremistë.

Pentagoni ka sqaruar se aeroplanët ushtarakë amerikanë, për të tretën herë me radhë, kanë hedhur ushqim dhe ujë nga ajri për mijëra civilë, që janë larguar në male. /albeu.com/
Shtuar më 10/08/2014, ora 12:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori