SHBA urdhër Rusisë të monitorojë "menjëherë" armëpushimin në Ukrainë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i kanë bërë thirrje Rusisë që të monitorojë "menjëherë" marrëveshjen për armëpushim në pjesën lindore të Ukrainës.

Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë, thuhet se Rusia duhet të tërhqë armatimet e rënda dhe të lejojnë qasje të plotë dhe e papenguar, në rajon për vëzhguesit e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Ky urdhër ka ardhur menjëherë pasi misioni monitorues i OSBE-së tha se personat e armatosur në territorin nën kontroll të separatistëve, në pjesën veriore të Donjeckut, kanë konfiskuar një fluturake pa ekuipazh, të cilën monitoruesit e përdorin për regjistrimin e shkeljeve të armëpushimit, transmeton "Rel".

Kievi dhe separatistët e mbështetur nga Rusia e fajësojnë njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit. /albeu.com/
Shtuar më 27/02/2017, ora 15:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori