SHBA ultimatum Putinit për protestat: Është fyerje!
Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë dënuar ashpër arrestimin e qindra protestuesve në Rusi, pasi zbuluan një rrjet korrupsionistës, duke thënë se janë të tronditur me paraburgimin e aktivistit anti-korrupsion, Aleksei Navalny.

"I bëjmë thirrje Qeverisë së Rusisë që t'i lirojë menjëherë të gjithë protestuesit paqësor. Arrestimi i protestuesve paqësor, vëzhguesve të të drejtave të njeriut dhe gazetarëve është fyerje e vlerave themelore demokratike.

Arrestimi i protestuesve paqësorë, vëzhguesve të të drejtave të njeriut dhe gazetarëve është fyerje e vlerave themelore demokratike", tha në një deklaratë për medie zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mark Toner.

Kujtojmë se të dielën, mijëra njerëz protestuan në Rusi për dorëheqjen e kryeministrit Dmitry Medvedev, nën dyshimet për korrupsion, ndërsa policia ruse arrestoi të paktën 500 protestues. /albeu.com/

Shtuar më 27/03/2017, ora 08:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori