SHBA thonë se dokumenti për statusin paraqitet këtë vit
Albeu.com
Washingtoni zyrtar vazhdon të besojë se propozimi mbi statusin final të Kosovës do të paraqitet brenda këtij viti dhe deri tani nuk ka pas ndonjë kërkesë nga kryenegociatori se i duhet më shumë kohë.

 I pyetur lidhur me thirrjen e djeshme të qeverisë serbe për dorëheqjen e kryenegociatorit Martti Ahtisaari, zëvendëszëdhënësi i Departmentit Amerikan të Shtetit, Tom Casey tha se nuk ishte i njohtuar dhe shtoi se SHBA-të mbështesin përpjekjet e Ahtisaarit dhe planin e tij.“Kjo është një përpjekje që ne e mbështesim dhe do të vazhdojmë të punojmë me te,” tha Casey.  

{nl}

Zv/zëdhënësi i qeverisë amerikane nuk e komentoi as deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të KB, Kofi Annan për mundësinë e shtyerjes së afatit për vitin e ardhshëm. I pyetur se a do të mbështeste Washingtoni një shtyerje eventuale për vitin e ardhshëm, Casey tha se Ahtisaari nuk ka dhënë ndonjë shenjë se donte më tepër kohë. “Ne duam të mbështesim dhe do të donim të dëgjojmë nga ai të na thotë se i duhet më shumë kohë,” tha zyrtari amerikan. Ndërkaq kur është fjala tek jeta e brendshme politike amerikane, sot në tërë vendin po zhvillohen zgjedhjet ku amerikanët po votojnë për të 435 anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve pra kongresistët, dhe një të tretën e anëtarëve të Senatit. Në 36 shtete nga gjithsej 50, do të votohet edhe për guvernatorët e tyre. Aktualisht të dy dhomat e Kongresit dominohen nga republikanët, parti e presidentit George Bush ndërkaq sipas sondazheve të fundit gjendja do të ndryshojë dhe prej nesër pritet që Kongresin pas 12 vjetësh ta marrin nën kontroll demokratët. Këto zgjedhje, ndonëse nuk zgjedhet presidenti, sepse ai është në mesin e mandatit të tij katërvjecar, janë edhe një lloj referendumi për punën e deritashme të tij, ndërsa temë dominuese në fushatë ishte lufta në Irak.

Shtuar më 07/11/2006, ora 12:41
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori