Të paktën 105 civilë kanë
humbur jetën si pasojë e një sulmi ajror të Shteteve të Bashkuara në qytetin verior irakian, Mosul, në muajin
mars të këtij viti.
Cak i bombës së hedhur më 17
mars ishin dy snajperë të grupit ekstremist, Shteti Islamik, tha mbrëmë hetuesi udhëheqës, gjeneral Matthew Isler, duke shtuar se në katet e poshtme të
ndërtesës ishin vendosur civilë, të cilët kishin
humbur jetën gjatë shkatërrimit të
ndërtesës.
Shtetet e Bashkuara më herët patën pranuar se kishin rol në këto vrasje, por se kjo ishte e paqëllimshme, përcjell "Rel".
Shtuar më 26/05/2017,
ora 09:13