SHBA-të tërhiqen zyrtarisht nga Marrëveshja e Parisit për ndryshimet klimatike
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka njoftuar se SHBA-të janë tërhequr nga Marrëveshja e Parisit për ndryshimet klimatike.

Trump ka thënë se Marrëveshja e Parisit, që është nënshkruar nga 190 shtete, është e keqe për Amerikën. Sipas tij, SHBA-të do të nisin negociatat për një marrëveshje krejtësisht të re.

Kjo marrëveshje është arritur në fund të vitit 2015 në kryeqytetin francez nën drejtimin e OKB-së. Ajo marrëveshje synon të limitojë rritjen e temperaturave duke reduktuar prodhimin e gazrave me efekt serrë. /albeu.com/
Shtuar më 01/06/2017, ora 21:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori