Avokat Ngjela: Saliu përrallën e Sorosit e ka sajuar për të gënjyer Petritat e tij, provat ja mblodhi Pompeo

Avokati Spartak Ngjela është shprehur se politika amerikane po tallet me Saliun.

Komentet Ngjela i bëri përmes një postimi në Facebook.

Sipas tij ardhja e Mike Pompeos, ish-sekretarit Amerikan të Shtetit është një komedi e bukur e ambasadores Yuri Kim.

Ngjela me ironi shton se provat kundër Berishës për shpalljen e tij “non-grata” i ka mbledhur Pompeo.

“Ish Sekretari Shtetit amerikan, Mike Pompeo, është tani në Tiranë.

Politika amerikane po tallet me Saliun. Sidomos ambasadorja Yuri Kim.

E pra, me këtë  rast po flasim për nongratën e Saliut, si i bëhet tani? Se Mike Pompeo ka qenë Sekretar Shteti i republikanëve deri në vitin 2020. Por në këtë vit u mblodhën edhe faktet për Saliun nga Departamenti i Shtetit.

Ja ku e keni republikanin që mendohet të jetë kandidat për president në zgjedhjet e ardhshme në Amerikë. Por, a e dinë petritat hajdutë të Saliut këtë?

Komedi e bukur kjo. Por kuptohet që ky është krijim i bukur  i ambasadores Yuri Kim.  Krijim shumë i bukur i politikës amerikane, gjithashtu.

Po Saliu, ende me Sorosin e ka avokatinë e tij për daljen nongrata në Shtetet e Bashkuara? Apo ky Sorosi i manipulon kundër Saliut edhe republikanët deri te Sekretari i Shtetit republikan?

Të shohim, Saliu do të na i thotë.

Është fakt i vërtetë që Pompeo ka qenë Sekretar i Shtetit kur janë mbledhur provat kundër Saliut. E dinë petritat e Saliut këtë? Se Saliu përrallën e Sorosit e ka nxjerrë për të gënjyer petritat e tij.

Është komedi e bukur…

Po pra, a do ta takojë Pompeo Saliun?

Nuk ka mundësi.

Turp, përse e do Pompeo Saliun, për ta bërë turshi?

Por ja që tani i del kripa edhe Saliut me pyetjen: Sorosi apo republikani Mike Pompeo i ka mbledhur provat kundër Saliut?

Kjo pyetje e ka përgjigjen brenda saj.

Tallje e madhe për një komedian si Saliu”, ka shkruar Ngjela./albeu.com/