SHBA-të presin 4 korrikun në masa të forta sigurie
Të martën, më shumë se tre milionë njerëz pritet të ndjekin nga afër spektaklin më të madh të fishekzjarreve që zhvillohet në Nju Jork.

Megjithëse sipas departamentit të policisë së Nju Jorkut nuk ka asnjë kërcënim të besueshëm për një sulm gjatë festimeve.

Kryebashkiaku Bill de Blasio njoftoi se gjithçka do të monitorohet nga afër prej forcave të kundër terrorizmit si dhe punonjësve të armatosur të sigurisë.

Kryeqyteti Uashington pret gjithashtu qindra mijë njerëz të bëhen pjesë e festimeve, që përfshijnë fishekzjarre dhe një koncert që do të zhvillohet në ambjentet e Kongresit amerikan. Javën e kaluar shefi i policisë Peter Neësham tha se policia do të jetë në terren, megjithëse nuk ka asnjë kërcënim për festimet.

Ndërkohë barrikada dhe pika kontrolli të policisë janë vendosur tek ajo që njihet si shëtitorja kombëtare.

Në Boston policia njoftoi për një prani të madhe gjatë festimeve për ditën e pavarësisë edhe pse nuk ka njoftime për kërcënime ndaj sigurisë.

Autoritetet lokale të zbatimit të ligjit në koordinim me FBI-në, do të përdorin dronë për të monitoruar turmat e njerëzve si dhe aktivitetet gjatë spektaklit të fishekzjarrëve në Boston.

Shfaqja zhvillohet në lumin Charles dhe pritet të tërheqë deri në 500 mijë spektatorë.
Shtuar më 03/07/2017, ora 22:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori