SHBA-të largohen nga UNESCO
Pëlqej
Shtetet e Bashkuara të Amerikës po largohen nga organizata kulturore e OKB-së UNESCO, duke e akuzuar atë për paragjykimin "anti-izraelit"

Departamenti i Shtetit njoftoi ditën e sotme se Amerika do të tërhiqej nga organizata kulturore dhe shkencore e OKB-së.

"Ky vendim nuk u mor me lehtësi dhe pasqyron shqetësimet e ton ne lidhje me vonesat në UNESCO, nevojën për reforma themelore në organizatë dhe vazhdimin e paragjykimeve anti-izraelite", tha Departamenti amerikan i Shtetit në një deklaratë.

Sipas Departamentit, SHBA shpreson të mbetet një shtet vëzhgues pa anëtar, me qëllim që të kontribuojë me mendimet dhe ekspertizën për çështje si liria e shtypit dhe mbrojtja e trashëgimisë botërore. /albeu.com/
Shtuar më 12/10/2017, ora 16:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori