Këtë verë është ndryshe, ku po i kalojnë pushimet VIP-at shqiptarë (FOTO LAJM)

Jemi në muajin korrik dhe sezoni turistik ka nisur. Teksa jemi mësuar që personazhet e njohur të ekranit shqiptar t’i shohim gjatë kësaj periudhe me pushime në vende të ndryshme të botës, kësaj radhe kushtet janë ndryshe.

Për shkak të pandemisë koronavirus dhe masave të rrepta që janë marrë për mos përhapjen e virusit, duket se këtë verë Vip-at shqiptarë do të pushojnë në Shqipëri.

E disa prej tyre i kanë nisur që tani pushimet. Dikush në veri e dikush në jug, fotot e pozat perfekte nga pushimet nuk kanë munguar në rrjetet sociale.

Nga pushimet familjare, me shoqet apo grupe shoqërore, ja ku po i kalojnë pushimet personazhet e njohur të ekranit.


Shtuar 10.07.2020 14:33