SHBA-të dërgojnë anijen gjigante në Kretë, mesazh i fortë për armiqtë
Anija gjigante ushtarake e SHBA-ve, USS Hershel "Woody" Williams do të ankorohet përgjithmonë në bazën amerikane të Soudas në Kretë.

Vendimi është marrë sëfundmi, pas vizitës së Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo në Greqi, ndërsa është parashikuar edhe zgjerimi i mëtejshëm i kësaj baze të rendësishme për Mesdheun, shkruan albeu.com.

"Souda shfaqet si pika më strategjike në rajon. Këtu takohen interesat e të dy vendeve, së bashku me ato të sigurisë dhe paqes. Shohim një zgjerim të aleatëve tanë në det dhe në tokë. Souda do të bëhet së shpejti porti bazë i njërës prej anijeve më të mëdha ushtarake të SHBA-ve", tha kryeministri grek Mitsotakis në krah të Sekretarit Pompeo.

Anija nga ku mund të ngrihen helikopterë dhe dronë është quajtur “Woody Williams” për shkak të heroizimit të ushtarit amerikan me të njëjtin emër në betejën e ishullit “Iëo Jima” në Japoni gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe i është shtuar sëfundmi flotës amerikane. /albeu.com
Shtuar më 29/09/2020, ora 13:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori