SHBA: Talibanet gjithnje e me te rrezikshem
Albeu.com
Talibanët afganë po bëhen gjithnjë e më të rrezikshëm, pasi po i përshtatin taktikat e tyre krahasuar me numrin e shtuar të trupave amerikane në vend, tha drejtori i agjencive të zbulimit të SHBA-së.
Dennis Blair në njoftimin e shkruar për Komisionin për çështje të Inteligjencës të Senatit amerikan theksoi se aktiviteti i al-Qaedas gjithashtu është shtuar nga viti 2006, por kontributi i saj në forcat militante në vend vazhdon të jetë “modest”, raportoi Reuters.

Pentagoni më herët gjatë ditës njoftoi se pritet që 18 000 trupa amerikane, nga përforcimet e njoftuara prej gjithsej 30 000 trupave, do të arrijnë në Afganistan deri në fund të pranverës, që është më ngadalë se që është planifikuar.

Presidenti amerikan, Barack Obama ka dhënë lejen për dërgimin 30 000 ushtarëve në Afganistan , nga 70 000 sa gjenden, për të ndaluar dhunën dhe ndikimin e talibanëve.

Sipas planit fillestar ishte parashikuar që trupat shtesë amerikane në Afganistan të arrijnë deri në fund të qershorit.
Shtuar më 03/02/2010, ora 16:23
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori