Drejtori i Përgjithshëm i Sistemit Parauniversitar, Selman Hodaj ka dhënë dorëheqjen.
Hodaj ka mbajtur më parë edhe postin e kryetarit të Partisë Socialiste në Berat e më pas ka shërbyer si kryetar i drejtorisë arsimore të qytetit.
Gjithashtu ka dhënë dorëheqjen edhe Drejtori i Drejtorisë Rajonale Arsimore Korçë, Kristaq Grabocka. Motivet e dorëheqjeve ende nuk dihen.