SHBA - Shpërthim në Qendrën Hapësinore Kennedy
Një shpërthim ka tronditur Floridën shumë pak para se të fillonte një ngjarje e rëndësishme.

"BBC" transmeton se një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në qendrën hapësinore "Kenendi", vetëm pak para se kompania "Space X" të niste një raketë hapësinore.

Shkaku i shpërthimit nuk ishte i qartë dhe ende nuk dihet nëse ka të lënduar.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë një shtëllungë të madhe tymi që ngrihet mbi kompleks.

Space X ka përdorur raketat e saj Falcon-9 për të marrë furnizime për në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar. /albeu.com/

Shtuar më 01/09/2016, ora 15:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori