SHBA: Senati miraton paketën financiare
Albeu.com
Senati i Shteteve të Bashkuara miratoi me 74 vota pro dhe 25 kundër planin prej 700 miliardë dollarësh për nxjerrjen e financave amerikane nga kriza.Të dy kandidatët presidencialë, demokrati Barak Obama dhe republikani Xhon Mekein, lanë fushatën dhe u kthyen në Washington mbrëmë për të votuar pro propozimit.
Presidenti Bush çmoi lart votën e Senatit dhe kërkoi nga Dhoma e Përfaqësuesve të ndiqte rrugën e votimit si në Senat.

Të hënën që lamë pas Dhoma e Përfaqësuesve hodhi poshtë propozimin e Shtëpisë së Bardhë duke shkaktuar trazira në tregjet financiare në botë.

Versioni më i ri i miratuar nga Senati përfshin zvogëlimin e taksave për biznesin, energjitikën dhe klasën e mesme. Gjithashtu varianti i miratuar në Senat rrit sigurinë federale sa i përket depozitave bankare.

Paketa e shpëtimit e administratës Bush vë në dispozicion 700 miliardë dollarë për të blerë kreditë problematike dhe asetet e tjera, vlera e të cilave ka rënë aktualisht në treg. Ky hap synon mëkëmbjen e bankave dhe sistemit financiar në përgjithësi. (Telegrafi)
Shtuar më 02/10/2008, ora 18:04
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori