SHBA, rritja ekonomike rekord
Rritja e ekonomisë amerikane u regjistrua në 2.9% për vitin 2018, në nivelin më të lartë në 13 vitet e fundit, shkruan Albeu.com

“Sidoqoftë, kjo është një shifër disi më e ulët se objektivi prej 3% I administratës Trump”, njoftoi Departamenti i Tregtisë.

Rritja e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) të SHBA-së për tremujorin e katërt u shënua në 2.6% në ritmin vjetor, sipas vlerësimeve të para të Departamentit të Tregtisë.

Kjo vlerë është më e larta se parashikimi mesatar i analistëve (2.3%) por kjo përbën një ngadalësim në raport me rritjen në tremujorin e tretë (3.4%) dhe tremujorin e dytë (4.2%). /albeu.com/
Shtuar më 28/02/2019, ora 19:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori