Një diplomat i lartë i Kombeve të
Bashkuara thotë se Shtetet e
Bashkuara e kanë paraqitur një propozim-rezolutë në Këshillin e
Sigurimit, për ashpërsim të sanksioneve
kundër Koresë
Veriore, lidhur me programin e saj raketor, i cili është i ndaluar me disa rezoluta të mëparshme të OKB-së.
Ky diplomat tha se për këtë propozim-rezolutë do të diskutohet sot më vonë gjatë ditës në Këshillin e
Sigurimit dhre se mbretëron “besim i madh” se Rusia dhe Kina do ta mbështesin këtë dokument.
Në këtë dokument përfshihet ndalesa e eksportit të thëngjillit, hekurit, plumbit dhe ushqimeve të detit nga ana e Koresë
Veriore dhe synohet të ulen të ardhurat e Phenianit nga 3 miliardë në 2 miliardë dollarë nga eksporti.
Për miratim të kësaj mase kërkohen së paku 9 vota për, nga 15 anëtarët e Këshillit të
Sigurimit të Kombeve të
Bashkuara, dhe që të mos ketë veto nga anëtarët e përhershëm, Shtetet
Bashkuara, Kina, Rusia, Franca dhe Britania.
Shtetet e
Bashkuara po prijnë në presionin për sanksione më të fuqishme
kundër Koresë
Veriore, pasi ky vend i ka testuar dy raketa balistike ndërkontinentale në korrik të këtij viti. /albeu.com/
Shtuar më 05/08/2017,
ora 16:58