SHBA, presidenti, shenjester atentatesh?
Pëlqej
Albeu.com
Barack Obama u zgjodh president me vote popullore, por tashme do te jete me e veshtire per te se cdo president tjeter qe te afrohet me turmat neper rruge.Si i pari kryetar shteti me ngjyre i Amerikes, mbi Obama-n ekziston frika e atentateve, frike qe u pa edhe ne Chicago, ku nje xham i trashe antiplub ndante Presidentin e porsazgjedhur me turmen prej qindra mijera vetesh qe ishin mbledhur per te festuar.

Naten e 4 nentorit duke u gdhire e merkure, forcat e sigurise kishin rrethuar si asnjehere tjeter Chicago-n dhe pas nje angazhimi kaq masiv qendronte frika per jeten e Obama-s.

Kreret e forcave te sigurise thone se vete Obama dhe familja e tij nuk e kane kuptuar qarte se ne cfare masash sigurie duhet te jetojne qe prej ketij momenti dhe deri ne fund te mandatit.

Obama eshte i pari president dhe komandant i forcave te Armatosura me ngjyre dhe rrezikon te kthehet ne nje shenjester te atentateve.

Dhe ne fakt, forcat e sigurise mendojne se mes Obames dhe Kennedy ka dicka te ngjashme, ndaj ata duhet te japin maksimumin per te ruajtur jeten e presidentit. (tch)
Shtuar më 10/11/2008, ora 00:55
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori