Bilanc lufte në Itali, shkon në 2158 viktima nga koronavirusi

2158 ka shkuar numri i viktimave nga koronavirusi në Itali, me 349 të vdekur në 24 orët e fundit.

Ndërkohë numri i të infektuarve në tolal është 27 980, 2749 prej të cilëve fatmirësisht janë shëruar.

Deri në orën 17:00 të ditës së sotme datë 16 mars 2020 në Itali janë regjistruar 27 980 persona të infektuar e 2158 viktima

Brenda 24 orëve janë shënuar 349 viktima më shumë. Numri i personave të shëruar është 2749.

1851 prej tyre po kurohen në terapi intesive, 11025 në struktura spitalore e 10197 në kushte shtëpie.

Rajoni i Lombardisë është më shqetësuesi në përhapjen e pandemisë Covid -19.

Deri më sot ky territor ka regjistruar 14 649 të infektuar e 1420 viktima me koronavirus.


Shtuar 16.03.2020 17:19