SHBA përgatitet për temperatura edhe më të ulëta
Një pjesë e madhe e Shteteve të Bashkuara po përgatitet për një acar edhe më të madh, pasi pritet që temperaturat të jenë më të ftohtat në 20 vitet e fundit.
Në disa pjesë të SHBA-ve mund të ketë edhe temperatura -51 gradë Celsius.

Autoritetet në shumë qytete po kërkojnë nga banorët që të rrinë brenda shtëpive të tyre dhe të rezervojnë ushqime për ditët edhe me të ftohta.

Shërbimi Kombëtar për Parashikomin e Kohës, e ka komentuar këtë kohë si “kërcënim për jetë”.

Ditëve të fundit në Shtetet e Bashkuara si pasojë e ngricave apo e incidenteve të shkaktuara nga temperaturat e ulëta.

Gjatë ditës së djeshme mijëra fluturime nga aeroportet në Nju Jork, Çikago dhe Sent Luis, janë shtyrë ose janë anuluar, gjithashtu janë mbyllur edhe shkollat si pasojë e motit të tejet të ftohtë. /albeu.com/
Shtuar më 06/01/2014, ora 11:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori