NATIONS LEAGUE/ Shqipëri – Lituani, formacioni i mundshëm (FOTO LAJM)

Edi Reja pritet që të bëjë ndryshime sot. Strakosha mund të mos ketë dyshime për këtë ndeshje ndërsa përpara tij, edhe pse trajneri mund ta konfirmojë pesëshen, pritet që Mihaj të zërë vendin e Veselit. Gjimshiti e Dermaku plotësojnë treshen e prapavijës, ndërsa Hysaj dhe Trashi me gjasë konfirmohen sërish.

DEBUTUESIT – Do të ketë minuta për Armando Brojën. Sulmuesi pritet që të jetë edhe nga minuta e parë, por mbetet për t’u parë nëse trajneri do t’i besojë deri në fillimin e ndeshjes apo jo. Dy të tjerë që pritet të marrin minutat e para me Kombëtaren që nga starti i kësaj ndeshjeje janë Qazim Laçi dhe Endri Çekiçi. Të dy mesfushorët pritet që të zënë vendet e Bares dhe Abrashit, të cilët kanë vrapuar jashtëzakonisht shumë në Bjellorusi. “Gladiatori” Gjasula pritet të jetë edhe një herë pikë referimi në mesfushë…

SULMI – Edi Reja ka bërë një truk. Gjatë mbrëmjes së djeshme, kur edhe ishte njoftuar orari zyrtar i stërvitjes, u ka zbritur lojtarëve vetëm për të bërë ecje dhe pasime me top në “Air Albania”. Ndërkohë, mësohet se trajneri e ka bërë gjatë paradites së djeshme, në “Selman Stërmasi” seancën stërvitore, ku edhe ka marrë përgjigjet për pikëpyetjet që ai ka në kokë për ndeshjen e sotme, gjë të cilën do ta kristalizojë mëngjesin e sotëm, kur do të nxjerrë skuadrën në fushë edhe për ta fiksuar përfundimisht formacionin. Në sulm, Armando Sadiku pritet të ketë besimin për të nisur nga minuta e parë. Megjithatë, edhe për këtë rol ka ende dyshime. Mbi të gjithë, tri janë edhe alternativat kryesore për dy postet titullare: Manaj, Broja dhe Sadiku.


Shtuar 7.09.2020 06:45