SHBA ofron 10 milionë dollarë për "kokën" e Said
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ofruar një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për informatorët që ofrojnë informacion për një shtetas pakistanez të akuzuar si organizator i sulmeve vdekjeprurëse terroriste në Bombay në Indi.


Shuma e parave është dhënë për kapjen e Hafiz Mohamad Said, një ndër themeluesit e grupit ekstremist pakistanez Lashkar-e-Taiba, i cili dyshohet për organizimin e një numër sulmesh terroristeIndi. Sulmi terrorist i nëntorit 2008 ndaj qendrës financiare të Indisë la të vrarë 166 vetë, përfshirë edhe gjashtë amerikanë. /albeu.com/

Shtuar më 04/04/2012, ora 10:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori