E FUNDIT/ Babai i quhet Turi, gjendet një fëmijë i humbur në Sauk 

Një i mitur është gjetur ditën e sotme i vetëm në Tiranë, në zonën e Saukut. Ai është gjetur nga disa qytetarë të cilët e kanë afruar pranë një lokali në lagjen e quajtur ‘Çollaku’.

Kur është pyetur nga qytetarët ai është shprehur se i ati quhet Turi.

I vogli ka me vete vetëm një çantë ngjyrë blu. Qytetarët kanë telefonuar menjëherë policinë pasi gjetën të miturin në rrugë.

Nëse dikush ka informacion në lidhje me familjen e të miturit, të kontaktojë policinë. /albeu.com/

 


Shtuar 29.06.2021 13:53